Chiara Ferragni shëtit nëpër Milano me të dashurin e ri
Thursday 6 February 2025, 10:06
TiranaPost

Kërkesa e beftë dhe e rrufeshme për divorc e Chiara Ferragnit duket se mban një emër dhe ai është: Giovanni Tronchetti Provera.
Ata janë filmuar nëpër rrugët e Milanos duke shëtitur të kapur prej dore. Të qeshur, të lumtur, të shkujdesur dhe duke biseduar, si një çift që nuk fshihen nga askush.
Chiara madje ka ndalur të shkrepë edhe një foto me një fans dhe ka vijuar shëtitjen më pas e qetë.
Muajt e fundit, Giovanni i ka qëndruar afër asaj në tranzicionin e divorcit.
Sipërmarrësi dhe menaxheri italian duket se është pika e ekuilibrit që Chiara gjeti pas ndarjes së zhurmshme nga Fedez me të cilin ka edhe dy fëmijë.