Showbiz

Gianni Bella, kompozitori i këngëve të famshme italiane që humbi zërin në 2010-ën, u shfaq në Sanremo

Gianni Bella, kompozitori i këngëve të famshme italiane që

Këngëtari italian dhe tekstshkruesi Gianni Bella bëri një dalje të rrallë publike.

Të premten mbrëma ai ishte në radhën e parë në Teatrin Ariston. Ishte motra e tij, Marcella Bella që e solli vëllain në Sanremo dhe publiku e përshëndeti me shumë emocione. Gianni Bella në vitin 2010 pësoi një goditje në tru dhe prej asaj dite nuk mundi më të fliste.

Kohët e fundit, këngëtari tha për Corriere në një intervistë të gjatë se e ka rimarrë veten falë ndihmës së vajzës së tij Chiara. Kompozitori është tërhequr nga e kaluara e tij artistike dhe tha: “Sot unë jetoj me sëmundjen si një dorëzim ndaj asaj që më ndodhi, por jam i lumtur dhe mirënjohës për jetën, jam i lumtur që jam ende këtu”. Për 14 vjet ai ka qenë pa zë për shkak të goditjes në tru të vitit 2010.