Pas çmimit si artiste në Kosovë, Vera Grabocka duhet të marrë dhe çmimin e rinisë së përjetshme
E Shtunë 2 Nëntor 2024, 17:55
TiranaPost
Vera Grabocka ka marrë "Unazën e Katit", një çmim që u akordohet artistëve në Kosovë.
Regjisorja ka ndarë një status mirënjohës në Instagram, shoqëruar nga videoja kur i dorëzohet çmimi e që na bën ta themi pa hezitim se pas "Unazës së Katit" duhet të marrë edhe çmimin e rinisë së përjetshme.
"Jam e nderuar dhe mirënjohëse për Çmimin e
veçantë "Unaza e Katit", në 150 Vjetorin e shenjtit Shtjefën Gjeçovi.
Është ky një vlerësim i çmuar për mua si artiste, të vë në gisht simbolin e unazës së Katit, si shenjë përkushtimi ndaj artit..!
Falenderoj nga zemra gjithë Kosovën dhe veçanërisht banorët e Zymit të Hasit si dhe personalitetin, Profesor Frok Kristaj, për nderin që m'u bë!", shkruan Vera Grabocka.