Postimi prekës i vëllait të Kate Middleton pas diagnostikimit të saj me kancer
E Shtunë 23 Mars 2024, 18:00
TiranaPost

Për Kate reagoi publikisht Mbreti Charles, Harry dhe Meghan, madje edhe kryeministri Rishi Sunak. Po askush nuk ia kalon dy fjalive prekëse e inkurajuese të vëllait të saj James Middleton.

"Ndër vite kemi ngjitur shumë male bashkë. Si një familje do ta ngjitim edhe këtë", shkruan James Middleton në Instagram me një foto fëmijërie që i përshtatet kaq shumë edhe statusit të tij.