Showbiz

Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë

Sokol Balla është bërë baba për herë të

Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e ka dhënë vetë ai në intervistën e fundit. Gazetarja e pyeti se fëmija i tretë ka shumë pak që ka ardhur në jetë dhe Koli u përgjigj se është vetëm një muajsh.

Gazetarja: Fëmija i tretë ka shumë pak që ka ardhur në jetë? Sa muajsh është?

Balla: Sapo ka bërë një muaj.

Gazetarja: Me jetë të gjatë. Vajzë, djalë?

Balla: Vajzë.

Më pas Sokol Balla zbuloi se quhet Brooklyn dhe u rrëfye pak më gjatë për marrëdhënien e tij edhe me dy më të rriturit: Kolin dhe Belen.

“Unë mendoj që babai i do njëlloj fëmijët e tij, sigurisht secili në mënyrën e vetë. Por që nuk mendoj që, nuk kam besuar kurrë të paktën nga përvoja ime personale që një prind mund t’i dojë fëmiët njërin më pak, tjetrin më shumë. Secili fëmijë duhet njëlloj, por në mënyra specifike me secilin. Pra me djalin kam një lidhje shpirtërore time shumë të fortë dhe të njëjtën gjë kam dhe me dy vajzat. Për mua janë jeta ime dhe është një shprehje angleze që thotë në momentin që ti bëhesh prind, jeta jote ndryshon dhe ti kthehesh hija e fëmijëve te tu. Në momentin që dalin fëmijët në skenë, ti udhëton, ti punon, por gjithë kohës mendon për ta dhe jeta jote kthehet në funksion të tyre”, the Sokol Balla për “Fit Station”.