Video/ Puthja që Oscar Isaac i dha koleges Jessica Chastain trazoi rrjetin: A nuk janë të martuar me të tjerë

Të dy të martuar me njerëz të tjerë. Edhe Oscar Isaac, edhe Jessica Chastain janë të martuar në realitet që prej 2017-ën. Isaac ka edhe fëmijë. Mirëpo puthja që ky i fundit i dha tek krahu, pak më tej sqetullës, trazoi rrjetin. Ndodheshin në Venecia për serialin në të cilin shfaqen si burrë dhe grua “Scenes from a Marriage”.
Chastain, 44 vjeç dhe Isaac, 42 janë Mira dhe Jonathan në serialin e HBO-së.
Po njohja e tyre është më e vjetër se kaq. Ky nuk është filmi i tyre i parë bashkë dhe për më tepër ata kanë studiuar të dy në shkollën e arteve Juilliard. Pra janë miq të vjetër. Njerëzit janë trazuar nga puthja e tij. Shkruajnë: Po këta të dy? A nuk janë të martuar me të tjerë në jetën reale? Edhe vetë Chastain duket që bën me dorë nga të pranishmit për të treguar që s`ka asgjë mes tyre.

E gjitha duket një situatë e krijuar me humor nga Isaac që thjesht është futur në rol.