Showbiz

Zhaku: Shqiptarët e kanë gabim qe mendojnë se do jetojnë mirë si emigrantë


Zhaku: Shqiptarët e kanë gabim qe mendojnë se do jetojnë
Artistja Inida Gjata, e njohur gjithashtu si Zhaku e ka cilësuar ikjen e azilantëve shqiptarë në Gjermani të gabuar dhe është shprehur se nuk ja sygjeronte askujt.

Gjatë një intervitste arkivë për emisionin “Rudina” që është dhënë gjatë verës, është rikthyer rrëfimi i Zhakut, e cila ka jetuar për një kohë të gjatë në Gjermani, dhe është e martuar me një artist gjerman.

Zhaku ka punuar në Ministrinë e Jashtme si përkthyese për shumë kohë. Artistja shqiptare vë dorën në një nga plagët e Shqipërisë, por edhe në një realitet që ha shumë diskutim sot më sot, çështja e emigrimit.

Nuk janë pak shqiptarët që mendojnë se duke ikur do zgjidhin gjithë problemet e jetës së tyre, por ja çfarë ka treguar një njeri që ka shkuar atje dhe jeton mirë, dhe çfarë realiteti shikon, përfshirë këtu ata që shkojnë si infermier dhe zanate. Zhaku thotë se ju niseni me ëndrra po ju pret një skllavërim. Për shumë lexoni si e tregon ajo realitetin.

Zhaku: Shqiptarët e kanë gabim qe mendojnë se do jetojnë

“Është ndryshe të mirëpritesh si zonja Krouz dhe ndryshe të shkosh si hallexhi. Të shkojnë si azilantë tani unë nuk ia sygjeroj asnjeriu sepse nuk e fitojnë dot të drejtën, se skanë argumenta. Nëqoftëse shkon me dinjitet me gjuhën e mësuar ose shkon përmes një partneri që është vendas, është më ndryshe.

Dua t'ju jap këshillë sepse shkojnë shumë të papërgatitur, shkojnë me ëndrra, me informacione të gabuara dhe kur janë atje ndodh e kundërta janë të zhgënjyer. Janë më të sklavëruar nuk kanë kohë, punojnë gjithë ditën, nuk marrin shumë lekë. Edhe këta që shkojnë si infermier paguajnë shumë qera, Nuk është e lehtë”, ka thënë Zhaku.

Ndërkohë ajo ka folur për rikthimin në Tiranë.

"Erdha dhe thashe Tirana është shumë e bukur m'u vërsulën njerëzit në facebook. Unë e them se e mendoj.

Më thonin s'ka pemë. Po këtu ka kaq shumë pemë.

Kullat më pëlqyen.

Më pëlqeu stadiumi.

Më pëlqeu shumë Tirana që gjeta.

Nuk i them që t'i bëj reklamë dikujt dhe qeshëm me partnerin tim Kristianin se ia përktheva komentet në gjermanisht.", shtoi ajo.

Tiranapost.al