Shqipëria feston për herë të parë zyrtarisht Ditën e Alfabetit. Pritet publikimi i Fjalorit të ri të Gjuhës Shqipe
E Premte 22 Nëntor 2024, 09:12
TiranaPost

22 Nëntori festohet sot për herë të parë si festë kombëtare. Kjo ditë u fut në kalendarin e festave zyrtare për të kthyer vëmendjen tek një nga pasuritë më të mëdha kombëtare, gjuha.
“Gjuha Shqipe, dje sot, përgjithmonë. Ta ruajmë, ta duam, ta përcjellim te brezat që vijnë”, ka uruar Kryeministri Rama.
Ndërkohë kujtojmë se sot pritet të publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe. Fjalori do të mund të gjendet online dhe më pas do të printohet në fillim të vitit 2025.
Fjalori do të ketë rreth 120 mijë fjalë dhe do të bëhet i katërti fjalor i madh i Gjuhës Shqipe.