SPORT

Teuta fiton edhe Superkupën e Shqipërisë

Teuta fiton edhe Superkupën e Shqipërisë

Për herë të parë, Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë.

Ndeshja e finales së sotme meTiranën përfundoi 2-1 për Teutën. Dy gabime të Tiranës, fillimisht me portierin Lika dhe më pas me mbrojtësin Najdovski bën që Hebaj të shënonte dy gola.

Edhe pse me 10 lojtarë, Teuta arriti të ruante deri në fund avantazhin.

Pas Kupës së Shqipërisë Teuta mori edhe një trofe.