Stil jete

Një “gjeni”, Vladimir Putini

Një “gjeni”, Vladimir Putini

Një javë luftë, dhe Vladimir Putini që tani ka humbur.

Sido që të përfundojë dhe sado që të zgjasë ku agresion absurd dhe i tmerrshëm, ka humbur sepse Ukraina tani ekziston.

Ukrainasit e dinin, tani e dinë edhe rusët, e di Evropa, e di Amerika, e di e gjithë bota.

Teza e tiranit me vështrim të akullt, ishte se ai komb nuk ekziston, se ai ka qenë një shpikje sovjetike. “Lenini dhe të tijtë kanë krijuar Ukrainën moderne duke i shkëputur territore Rusisë”, ka thënë Putini. Nuk është e vërtetë.

Ukraina ka një histori të gjatë, një identitet, një gjuhë, arte dhe traditë por bota ishte e shpërqëndruar dhe e kishte harruar.

Për Ukrainën, ky është fundi i fillimit. Për Putinin ndoshta është fillimi i fundit.

Edhe për Evropën është një fillim i ri.

Bashkimi Evropian lindi nga një krizë shumë e madhe, që ishte Lufta e Dytë Botërore dhe ka shfaqur shpesh herë shenja lodhjeje, çdohap përpara ka përkuar me një krizë.

Nga tronditja e naftës e viteve shtatëdhjetë lindi ideja e një tregu të përbashkët.

Nga kaosi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik erdhi zgjerimi drejt lindjes.

Nga kriza financiare 2008-2009, erdhi reforma bankare.

Nga kërcënimi i ISIS erdhën marrëveshjet mbi sigurinë.

Nga pandemia rregulla të përbashkëta shëndetësore dhe përdorim i huave për të shpëtuar vendet anëtare.

Tani do të vijnë një mbrojtje e përbashkët, masa të përbashkëta sa i përket energjisë dhe një qasje e re ndaj refugjatëve. Kjo falë njeriut të Kremlinit.

Ai motivoi Evropën, i dha një tjetër hov NATO-s, konsakroi Ukrainën.

Një gjeni, Vladimir Putini. / Beppe Severgigni – Corriere della Sera

*Ky shkrim u publikua nga Bota.al dhe u ripostua nga Tiranapost.al