Aktualitet

Britania përshëndet dënimin e Adriatik Llallës: Ku ka vullnet për drejtësi s'ka njeri mbi ligjin

Britania përshëndet dënimin e Adriatik Llallës: Ku ka

“Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.
Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”.

Britania përshëndet dënimin e Adriatik Llallës: Ku ka

Ambasada e Britanisë në Tiranë reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, që dënoi me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, si dhe për t'i ndaluar për pesë vitet e ardhshme të ketë funksione publike.

Gjithashtu u njoftua se pasuria e Llallës është sekuestruar nga shteti. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

*Tiranapost.al.