Aktualitet

E bija e gjyqtarit Astrit Kalaja: Gëzuar Ditën e Drejtësisë, Buç

E bija e gjyqtarit Astrit Kalaja: Gëzuar Ditën e Drejtësisë,

Bjorna Kalaja ka kujtuar të atin, gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, me një mesazh emocional në Ditën e Drejtësisë, duke e cilësuar si simbol të paqes, mirësisë dhe drejtësisë.


Reagimi: Gezuar diten e drejtesise Buç -A!

Si cdo vit do kishim pire nje gote vere, fizikisht apo virtualisht, dhe do te kishim degjuar duke folur per drejtesine dhe detyren fisnike te njerezve te drejtesise ne shoqeri. Si cdo vit ne fund te reflektimit, prap do kishe than: kemi ba, kemi ba permiresim por rrugen e kemi shume te gjate perpara. Duhet te bajm ma shume per Shipnin e shqiptart.

Kte vit drejtesia feston pa ty por reflekton per ty. Nje simbol i drejtesise, i misionit qe ti kishe ne jete. Nje simbol i paqes, i te mires, i nje te ardhme ku te kujdesena ma shume per njeni tjetrin, nje simbol i dyzimit qe gjen te verteten ne thellesine e zemres, nje simbol i empatise, nje simbol i nje njeriu qe dha jeten per idealet.