HOROSKOP

Horoskopi për datën 27 qershor

E shtuna vjen si një ditë me energji të përziera, ku më shumë vlejnë rregullimi i gjërave ekzistuese sesa nisjet e reja. Është një ditë e mirë për të vendosur qetësi, për të sqaruar marrëdhënie dhe për t’u marrë me gjërat që kanë mbetur pezull gjatë javës. Komunikimi luan rol të madh, por kërkohet kujdes në reagime dhe shmangie e konflikteve.

Dashi – Luani – Shigjetari
Kjo grup-shenjë ka një ditë me angazhime në shtëpi dhe në detyra të përditshme. Edhe pse mund të ketë lodhje, gjërat ecin më mirë nga sa pritet dhe mund të ketë ndihmë nga të tjerët. Kujdes në udhëtime ose në kontakt me njerëz të huaj apo nga jashtë, ku mund të lindin keqkuptime të vogla. Luanët mund të kenë një surprizë të këndshme, ndërsa Shigjetarët duhet të mendojnë mirë para se të reagojnë ndaj lajmeve të papritura. Dashët favorizohen në komunikim dhe takime.

Demi – Virgjëresha – Bricjapi
Kjo është një ditë me pak paqartësi në marrëdhënie, ku mund të ndiheni të keqkuptuar ose jo plotësisht të vlerësuar. Në dashuri mund të ketë prirje për të idealizuar personat që ju pëlqejnë, gjë që më pas sjell zhgënjim të vogël. Demi kërkon më shumë siguri, sidomos në aspektin financiar. Virgjëresha mund të ketë një ditë të mirë me lajme pozitive ose përparim në punë. Bricjapi duhet të ruajë qetësinë dhe të shmangë konfliktet.

Binjakët – Peshorja – Ujori
Kjo ditë sjell komunikim, takime dhe lëvizje me miq ose njerëz me interesa të përbashkëta. Mund të vijnë lajme të rëndësishme për planet tuaja. Në punë mund të ketë disa kufizime, ndaj shmangni debatet dhe tensionet. Binjakët mund të kenë një bisedë që ka ndikim në ditët në vijim. Peshorja ka një ditë të ngarkuar, por edhe të kënaqshme në disa çështje pune. Ujori duhet të tregojë kujdes dhe të jetë më i ndjeshëm në situatat që i dalin përpara.

Gaforrja – Akrepi – Peshqit
Fokusi bie te shtëpia, familja dhe punët e përditshme. Është moment i mirë për të rregulluar gjërat e lëna pas dore dhe për të kaluar kohë me familjen. Mund të dalin edhe disa lajme jo shumë të mira për një person që njihni. Gaforrja merret me punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë familjare. Akrepi mund të ketë situata të paparashikueshme në komunikim. Peshqit kanë biseda të rëndësishme që lidhen me fëmijët ose takime me njerëz të afërt.