Aktualitet

Kryenegociatori për vendet skeptike të pranimit në BE: E vështirë të thuash këto më kanë me sy të mirë e këta të tjerët jo

Kryenegociatori për vendet skeptike të pranimit në BE: E

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në Zef Mazi, deklaroi se është e vështirë të thuhet se me cilin shtet negociatat për integrimin kanë qenë më të vështira. Në intervistën për News 24, në Real Story ai tha se BE vendosi që negociatat të hapeshin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e sipas tij fati i të dyja vendeve është i lidhur bashkë. Nuk ka datë konference të parë ndërqeveritare, siç deklaroi Josef Borrel nga konferenca në Bruksel dhe kryenegociatori Mazo thotë se e mira është që plotësohen sa më mirë detyrat: Që zërat e një skeptiku të vijnë duke u ulur. Kjo është detyra jonë. Ata duhet të binden që ky vend po ecën. Një presidencë e unionit, duhet të marrë parasysh dhe ekuilibrat mes 27 vendeve dhe konsensusi është i vështirë!

Mazi shton se deri më tani në vendet që kam qenë nuk ka hasur vështirësi të pakapërcyeshme ndonëse dihet që Holanda është një ndër shtetet më skeptike: Ende dominojnë preferenca të lidhura në pretendime, gjykime. Historia e krimeve të organizuara që përmendet nga një gazetë X, del që kjo nuk është e saktë. Unë mendoj se shtetet e Unionit Evropian do i zgjidhin problemet dhe do na e hapin rrugën.

Zef Mazi:

Ende dominojnë preferenca të lidhura në pretendime, gjykime. Historia e krimeve të organizuara që përmendet nga një gazetë X, del që kjo nuk është e saktë. Unë mendoj se shtetet e Unionit Evropian do i zgjidhin problemet dhe do na e hapin rrugën. Është e vështirë të thuash, këto më kanë me sy të mirë, këta të tjerët jo. Vjet kur u miratua nga Unioni që të hapeshin negociatat ka pasur dy qëndrime, njëri ka qenë që të negociohet njësoj me të dyja shtetet dhe në tjetrën ka qenë që Maqedonia e Veriut të privilegjohet pak më shumë. Sot jemi në të njëjtat shina, unë them që do të ketë një gjuhë të përbashkët. Është e vërtetë që ka një rezolutë në parlamentin bullgar, por mbi bazë të meritës Shqipëria u deklarua se i ka plotësuar kërkesat. Ne kemi qenë bashkë dhe përsëri do të vazhdojmë bashkë. Fati i të dy vendeve është i lidhur së bashku.

*Tiranapost.al.