Aktualitet

Moti i keq pezullon lundrimin dhe peshkimin jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq pezullon lundrimin dhe peshkimin jashtë Gjirit të

Është ndaluar në Vlorë lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Pezullimi ka nisur që mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 e do të zgjasë deri në datën 11 kur pritet një përmirësim i motit.

Njoftimi:

1. Eshte ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe jane njoftuar per marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 09-10-11.Janar 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

5. Përmirêsimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 11 Janar 2023 ora 06:00.’- thuhet në njoftim.