Aktualitet

12 drejtori të policisë në kërkim të Adriatik Llallës: Mund të hyjë në vend në rrugë të parregullta

12 drejtori të policisë në kërkim të Adriatik

12 drejtorive vendore të policisë së Shtetit u është dhënë urdhër të vihen në ndjekje të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas kontrollit në banesës së tij mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se urdhëri është dhënë nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit e cila ka organizuar punën për arrestimin e 52-vjeçarit.

Sipas të dhënave që na vijnë nga policia Adriatik Llalla ka udhëtuar nga Rinasi në Ronë në 9-shtator. Gjithashtu është marrë informacion se ai është parë edhe në Hungari e Zvicër.

Urdhri ka ardhur nga drejtoria e Policisë pasi dyshohet se ish-prokurori i cili është në kërkim mund të hyjë në vend në rrugë të paligjshme.

Kujtojmë se Llalla u dënua me 2 vite burg nga gjykata e posaçme e apelit, për mosdeklarim të të ardhurave, gjithashtu për 5 vite ish-kryeprokurori nuk lejohet të ushtrojë funksione publike.

Tiranapost.al