Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku Isuf Kalo

Ndahet nga jeta mjeku Isuf Kalo

Mjeku i njohur Isuf Kalo, profesor dhe publicist është ndarë nga jeta në moshën 81-vjecare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Profesor Kalo po kurohej prej disa muajsh në një spital jashtë Shqipërisë.

Trupi i tij pritet të kthehet në atdhe. Sipas një amaneti të lënë prej tij, Profesor Kalo do të varroset në fshatin Luzat të Tepelenës, ku edhe u lind në vitin 1942.