Ndërron jetë nga Covid regjisori i njohur Muharrem Fejzo. Dedikimi i të birit për pengjet e ditëve të tij të fundit në spital

Covid mësohet se i ka marrë jetën regjisorit të njohur Muharrem Fejzo. Artisti i njohur ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 87-vjeçare, në një spital në Itali ku ishte shtruar prej rreth 2 javësh.
Lajmin e hidhur për kinematografinë dhe artin shqiptar e dha djali i tij, Joe Fejzo, me një postim në FB ku posti një foto krah të atit, që duket se ishte realizuar në spital.

I biri shkruante pengjet e orëve të fundit të jetës për babanë e tij regjisor, të cilit nuk mund t’i shërbente, për shkak të rregullave të vendosura nga situata e pandemisë që ndalon hyrjen e vizitorëve në spital.

Orë më parë, ai i drejtohej me një lutje të atit që të mos i dorëzohej virusit:

Biografia
Muharrem Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.
Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, "Montatorja" (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, "Prita" (1968) të Mithat Fagut dhe "Njësiti Guerril" (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin "Kapedani", komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni "zjarri" (1973) dhe "Mësonjtorja" (1979). Filmin e tij të fundit "Muri i gjallë", Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989. Ai mbante titullin "Naim Frashëri" dhe "Mjeshtër i madh".