Policia shkon për të arrestuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, por pa sukses
E Mërkurë 22 Shtator 2021, 21:20
TiranaPost

Efektivet e policisë kanë shkuar së fundmi në shtëpinë e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla për ta arrestuar, por nuk e kanë gjetur në banese dhe arrestimi nuk është bërë i mundur.
Pas kontrolleve të policisë në banesë dhe mosgjetjes së tij, Llalla është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia.
Apeli i GJKKO la në fuqi sot vendimin për dënimin me 2 vite burg të ish-prokurorit Adriatik Llalla.
Vendimi përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike, si dhe konfiskim të pasurisë të kryer më herët.
Avokati i tij është shprehur se Adriatik Llalla prej një jave është larguar jashtë Shqipërisë, për t'u mjekuar në një klinikë private.
Tiranapost.al