Aktualitet

Moti i keq, anulohet lundrimi i anijeve të vogla në Vlorë

Moti i keq, anulohet lundrimi i anijeve të vogla në Vlorë

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë. Anijet e transportit ndërkombëtar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 mars 2023, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 mars 2023 ora 06:00.

-