
Zjarret në Kosovë kanë shkaktuar viktimën e parë. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por sipas detajeve të deritanishme nga Policia i ndjeri kishte hyrë në një stallë, në të cilën kishte rënë zjarr. Mendohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë.
Viktima është nga fshati Novoselë i Malishevës.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar zjarrin në atë zonë.
Edhe në Shqipëri u shënua dje viktima e parë nga zjarri. Shtetasi Andrea Haxhiaj, nga Gjirokastra e humbi jetën nga flakët që hynë në shtëpinë e tij.