Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga zjarri në Gjirokastër

Shënohet viktima e parë nga zjarri në Gjirokastër

Viktima është shënuar në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës për shkak të vatrave të zjarrit të aktivizuara nga moti me temperatura ekstreme. Mësohet si është një banor i moshuar, i cili ka ndërruar jetë nga flakët që kanë prekur shtëpinë e tij.

Shënohet viktima e parë nga zjarri në Gjirokastër

Shënohet viktima e parë nga zjarri në Gjirokastër

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është nisur nga Vlora drejt Gjirokastrës, për shkak të situatës me zjarrin atje, që po favorizohet nga era e fortë. Nga Facebook ai u bënte thirrje banorëve të jenë bashkëpunues dhe të zbatojnë urdhrin e evakuimit:

“Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bejme thirrje banoreve te jeme bashkepunues me strukturat shteterore per te zbatuar urdherin e evakuimit”.

Ndërkaq flitet për 10 banorë të tjerë të cilët janë asfiksuar nga tymi që ka pushtuar disa fshatara të tjera. Aktualisht ka nisur evakuimi i banorëve në dy fshatrat, Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli, pasi situata është më e rënduar. Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët për t’u larguar. Pritet ndërhyrja nga ajri për të marrë situatën nën kontroll.

Përgjatë 14 orëve zjarret në këtë fshat kanë shkaktuar një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutorë sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare. Sipas përllogaritjeve ende jo të zyrtarizuara, në Lunxheri janë djegur 40 ha kullota dhe 500 rrënje arrore, dru frutore dhe vreshtari.

Në herët u vu nën kontroll zjarri në fshatin Palokastër në Bashkinë Gjirokastër ku u krijuan 2 vatra të rrezikshme nga dje.

Videoja e publikuar nga News 24

*Tiranapost.al.