Vendimi i Qeverisë për Gardën: Rinovim armatimesh në raste protestash

Garda e Republikës do të pajisjet me lloje të reja armatimesh, që do të shërbejnë në menaxhimin e turmave në raste protestash. Ky është vendimi që ka marrë qeveria, të botuar në Fletoren Zyrtare. Në vendim përmenden mjete e pajisje kufizuese si dhe lëndë neuroparalizuese që ndryshe njihen si lëndë kimike për të shpërndarë turmat. Vendim vjen në vazhdën e qeverisë së re, ku PS drejton me një mandat të tjerë për 4 vitet e ardhshme. Vendimi është firmosur sot nga Këshilli i Ministrave.
Lexo vendimin e plotë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.
3. Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Linku nga vendimi në faqen zyrtare, kliko këtu.

*Tiranapost.al.