Aktualitet

Ministri Peleshi: S'quhet spiunllëk, por qytetari: Denonoconi piromanët

Ministri Peleshi: S'quhet spiunllëk, por qytetari: Denonoconi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është intervistuar nga mediat kombëtare në zonën e Dukatit ku ndodhet për të mbikëqyrur përpjekjet e Forcave të Armatosura për të neutralizuar zjarret në zonë.

Peleshi ka bërë me dije se Holanda do të dërgojë një skuadrilje për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve, ndërkohë që deri tani janë arrestuar 6 shtetas për zjarrëvenie të qëllimshme në jug të vendit. Sipas tij, përpjekjet e FA bënë që më e keqja të shmangej, veçanërisht në zonën e Pashalimanit.

“Sidomos në fshatin Asem Zenel zjarri i madh rrethoi fshatin por ne ia dolëm. Dhe sot jemi gdhirë në një situatë shumë më të qetë, vatrat e mëdha janë fikur. Në Vlorë natë e mundimshme ka qenë në Pashaliman. Kishim disloguar një numër shumë tyë madh trupash dhe zjarrfikësish dhe më të keqen e shmangëm. Kemi tre helikopterë në punë këtu.

Ambasadori i Ukrainës na ka reaguar mbështetje. Holanda është treguar shumë bujare dhe sot pritet të sjellë një skuadrilje. Shumë ekspertë mendojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo bëhet vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve.

Është e pamundur që të menaxhosh në të njëjtën kohë të gjitha vatrat në të gjithë Shqipërinë, edhe me 3 helikopterë. Unë mendoj se është më mirë të analizojmë se si ka mundësi që ndodhin që ndizen kaq shumë vatra në të njëtën kohë. Janë ndaluar 3 dje, 6 gjithsej në këto ditë zjarresh. Ka të dhëna të mjaftueshme për të lidhur zjarret me emra konkretë dhe do të punohet paralelisht.”- ka thënë mes të tjerash Peleshi, i cili gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë kur kanë informacione në lidhje me zjarrvënie të qëllimshme, duke nënvizuar se një veprim i tillë është akt qytetarie dhe jo "spiunllëk":

"Jam i bindur që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ato eliminohen si përgjigje e gjithë shoqërisë, që duhet ta quajnë qytetari e jo spiunllëk për zjarrvënësit. Kemi emra, kemi arrestime, për disa ka prova edhe vatrat sa më herët të lajmërohen aq më mirë është. S’dua të heq përgjegjësitë që kemi ne, për të qenë më të shkathta."

Tiranapost.al