Aktualitet

Zjarri përfshin edhe pyjet e Fushë Arrëzit! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri përfshin edhe pyjet e Fushë Arrëzit! Dyshohet për

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe pyjet e Fushë-Arrëzit në një moment që Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset po përballen me vatra të tjera zjarri në jug të vendit.

Raportohet se zjarri ka përfshirë një zonë pyjore pranë Krrabës dhe dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Shërbimet e zjarrfikëses së Fushë Arrëzit kanë shkuar pranë vatrës dhe po luftojnë me flakët për neutralizimin e tyre.

Deri tani për fat të mirë nuk rrezikohen banesa dhe nuk raportohet asnjë i lënduar nga kjo vatër e re. Kujtojmë se pak orë më parë tre shtetas janë arrestuar si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në jug të vendit.

Tiranapost.al