Ndërron jetë Xhemil Tagani, ose prifti i Marigosë
E Hënë 4 Janar 2021, 09:59
TiranaPost

Aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit, Xhemil Tagani, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Mbetet ende e paqartë shkaku i vdekjes së tij.


Tagani numëron disa role ku ndër më të spikaturit janë ai i priftit tek “Përrallë nga e kaluara”.

Artisti Xhemil Tagani ka luajtur gjithashtu tek “Taulanti kërkon një motër”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Fushë e blertë, fushë e kuqe” etj.