Art dhe Kulturë

Seriali Snob që do na mbajë mbërthyer

Seriali Snob që do na mbajë mbërthyer

Seriali Snob, ose '$NOB' bashkon të talentuarit. ‘Nilor Film’ me regjisorin Redi Treni, skenariste Dalina Buzi, drejtor forografie Latif Hasolli, dhe një kast aktorësh nga Eva Alikaj, Eni Jani, Myzafer Ziflaj, Romir Zalla, Violeta Trebicka, Roerd Toçe, Piro Qirjo, Sokol Angjeli, Artan Islami, Aleks Seitaj, Indrit Çobani e deri tek ata të Netflix, si Dritan Kastrati, apo kasti me të rinjtë; Ketjona Pecnikaj, Gent Disha, Olta Beqiri etj janë bërë bashkë për të sjellë një serial shqiptar që thuhet se do t’i bëjë të gjithë për vete.

Seriali Snob që do na mbajë mbërthyer

Seriali Snob që do na mbajë mbërthyer

Seriali është një dramë e kohëve moderne që trajton hendekun e thellë mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipërinë e këtyre viteve dhe problemet personale të fëmijëve të dy klasave, pasojë e vendimmarrjeve të gabuara të prindërve të tyre dhe tranzicionit të gjatë.

Seriali Snob që do na mbajë mbërthyer

“Përzgjedhja e kastit ka qenë shumë e kujdesshme. Kemi konsideruar dhe rikonsideruar shumë aktorë. Kemi bërë kërkime si për aktorë në Shqipëri ashtu edhe për aktorë shqiptarë që jetojnë jashtë. 90% e kastit vijnë me eksperienca të mëparshme aktrimi, kurse të tjerë të rinj që kanë role kyçe, u janë nështruar disa audicioneve dhe rreth një viti trajnimi të përjavshëm me pedagogë të Akademisë, për të arritur në performancën që ne kërkojmë," ka treguar për Anabel, Ols Abazi, bashkë-producent dhe bashkë-themelues i “Nilor Film”, kompania kinematografike e cila është partnere në këtë produksion me “Anabel Entertainment”.

Sezoni i parë i $NOB, ka 10 episode nga 1 orë secila. Aktualisht xhirimet po vijojnë. Duhet të presim pasi ende nuk është bërë publike data e transmetimit.

View this post on Instagram

A post shared by $NOB (@snob_series)

*Tiranapost.al.