BOTA

Vdes në moshën 79-vjeçare prezantuesi i njohur amerikan Jerry Springer

Vdes në moshën 79-vjeçare prezantuesi i njohur amerikan Jerry

Është ndarë nga jeta Jerry Springer, prezantuesi kontrovers, simbol i televizionit amerikan me zënkat, sharjet dhe zbulimet e tradhtisë.

Springer i cili drejtoi për gati tre dekada “The Jerry Springer Show” vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Çikago.

Springer lindi në Highgate, Londër, në vitin 1944 nga refugjatë hebrenj nga një rajon i Gjermanisë.

Ai e nisi jetën profesionale fillimisht në politikë, duke shërbyer si këshilltar i Robert F Kennedy dhe më pas u bë kryetar bashkie i Cincinnati. Më pas ai kaloi në gazetarinë televizive. Ai u bë reporter në një stacion televiziv lokal dhe arriti të bëhej spikerë.

Në vitin 1991, “The Jerry Springer Show” filloi si një talk shoë i zakonshëm, i fokusuar në çështjet sociale dhe politikën e SHBA i udhëhequr nga Springer në atë kohë me sjellje të butë.

Në fund të viteve 1990, shfaqja ishte në krye të vlerësimeve televizive në SHBA, duke mposhtur edhe ‘Oprah’. Show përfundoi në vitin 2018.