Aktualitet

Edi Ogën e njohim të gjithë. Bashkëshorten na e prezantoi sot

Ai ka vite që bën televizion, edhe pse në fakt profesioni i tij i vërtetë është mjek, ose të paktën në diplomën e tij kështu shkruhet. Edi Oga ka zgjedhur të devijojë rrugës. Se pse e si e qysh e tek, është tjetër histori. Ne dimë që do ta kishim njohur shumë më pak nëse do kish zgjedhur profesionin për të cilin u diplomua dhe aq më pak do donim të dinim se me kë është martuar.

edi oga

Prandaj, meqë ai ka zgjedhur të jetë publik, sot, pas kaq shumë vitesh statuse çdominutëshe me piper në Facebook, zgjodhi të bëjë edhe ai si gjithë bota. Të urojë gruan me rastin e ditëlindjes, e me këtë rast të na e prezantojë. Ajo quhet Emi. Është gjithashtu nga Elbasani. Disa vite më e vogël se Edi dhe shuuuumë simpatike. Ata kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

emi oga