Jerina Lalaj, kur nje bionde gjithë sharm zgjedh të punojë me imazhet e të tjerëve
Ajo nuk është nga ato që nuk bie në sy, as nga ato që harrohen lehtë. Përkundrazi! Ato 180 centimetrat e gjatësisë, flokët e verdhë dhe e qeshura me gjithë shpirt mund ta kishin bërë Jerina Lalajn me kohë një personazh të dashur të ekranit. Por ja që me ekranin ajo lidhjet i ka të tjera. Në gjuhën e marketingut, ajo është nga ato që kohën televizive e shet dhe e blen, kurse në vend që të jetë një personazh televiziv, ka zgjedhur që të punojë me personazhet që dalin në ekran e të kujdeset për imazhin e tyre, ndërkohë që vetë lëviz gjithë elegancë dhe profesionalizëm në backstage.

Ka pak kohë që Jerina Lalaj ka hapur zyrën e vet, "JLConsulting", një ambient i ngrohtë dhe mjaft elegant mbi Kinema Agimin. Pas dhjetë vitesh që ka jetuar dhe punuar jashtë Shqipërisë, kryesisht në Itali dhe Spanjë, dhe mbi tetë viteve si drejtore marketingu në televizionet "Ora News", "Albania Screen", "Vizion Plus", me përvojën e menaxhimit të fushatave publicitare të mbi treqind klientëve, kishte ardhur momenti të punonte për veten.
Por jo të hapte thjesht një agjesi publiciteti më shumë. Ajo që Jerina sjell ndryshe është krijimi i një studioje të mirëfilltë konsulence, ku mund të merret një mendim i dytë, second opinion, që është kaq i rëndësishëm!
Për shembull, plani juaj i komunikimit duhet të kalojë në një nivel tjetër dhe nuk jeni ende të bindur cili është hapi i duhur? Keni bërë një plan biznesi dhe kërkoni një mendim të dytë profesional? Kërkoni një fushatë të bukur marketingu por jeni të pasigurt për strategjinë që doni të zgjidhni? Imazhi juaj është shumë i rëndësishëm?! Kompania juaj ka nevojë për politika dhe procedura të sakta e lehtësisht të zbatueshme? Keni investuar shumë në ngritjen e biznesit tuaj, por organizimi i brendshëm nuk ju bind? Marketingu i disa kompanive është më i rëndësishëm se i juaji në mediat sociale? Ndoshta strategjia e komunikimit nuk është më e goditura? Me siguri tashmë jeni bërë një ekspert për planifikimet mediatike, por do t'ju duhet gjithmonë kontrolli i një profesionisti për të përgatitur një plan me frekuencë të lartë e kosto të kontrolluar. Studioja "JLConsulting" ka një përgjigje për të gjitha këto pyetje.

Janë shërbime që në gjithë botën janë fare normale, por që në Shqipëri pak ose aspak njihen. Me fjalë të thjeshta, ajo që Jerina Lalaj bën, është edhe marketingu i njerëzve, fushata të mirëfillta për ngritjen apo ruajtjen e imazhit të personazheve të personave publikë, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me këshillimin e veshjeve. Ose veshjet mund të ishin një detaj fare i vogël, sepse ajo që Jerina bën bën me klientët e vet, është një punë afatgjatë, që nis pasi vendosen objektiva se ku do të arrijë dikush në karrierën e vet dhe me imazhin publik.
Në botën e mediave sociale studioja e Jerinës mund të të rrisë edhe ndjekësit (meqë për shumëkënd ky është një tjetër sukses), por jo me “followers” nga ata të blerët, që janë thjesht një numër më shumë, por të këshillon ndjekësit e vërtetë, se si të bëhesh i pëlqyer për ta. Siç pritej, të parët klientë vijnë nga bota e artit, ndërkohë që për Jerinën me mjaft interes është fusha e politikës, ku ka vërtet shumë punë si për ndërtim imazhi, ashtu dhe në rregullim… Por e kotë të kërkojmë emra: konfidencialiteti është i plotë. Jerina është profesioniste e vërtetë dhe di si të ecë lehtë dhe bukur në backstage, edhe pse ka gjithë ç‘duhet për të pasur gjithaq sukses edhe në dritën e plotë të ekraneve dhe jetës publike. Tiranapost.al