Kontrolle të shtuara pas djegies së anijes në Karaburun: Çdo turist të denoncojë raste shkeljesh
Pamjet e frikshme të anijes turistike që u dogj para dy ditësh në Karaburun, kanë bërë që të merren masa shtesë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. Në një njoftim në Facebook, Drejtoria Detare informon se nga kontrolli i anijeve turistike në Vlorë, 98% prej tyre plotësojnë kriteret, por ka anije të cilat janë bllokuar për shkak të dokumentacioneve dhe kushteve të cilat nuk i plotësonin për të garantuar sigurinë e lundruesve. Kapiteneria kërkon që çdo qytetar të denoncojë rastet ku sheh parregullsi në anije. Kujtojmë se nga ngjarja e ndodhur me anijen në Karaburun, rezultoi se ndodhi një shkëndijë në motor duke bërë që flakët të përhapeshin shpejt, pasi aty pranë ndodheshin edhe dy fuçi me naftë, dhe materiali i anijes ishte prej druri. Kjo bëri që flakët të mos shuheshin dhe 5 anëtarët në bord arritën të shpëtonin pasi u hodhën në det dhe dolën në breg.
Më poshtë keni njoftimin e plotë.
Per masat e marra ndaj anijeve turistike ne Vlorë. Ne portin dhe gjiun e Vlores oprerojne 15 subjekte me anije +12pasagjer, per sezonin turistik 2019. Duke mare shkas nga situata e fundit te ndodhur ne bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila u perfshi ne flak deri ne djegien totale te saj duke rrezikuar jeten e njerzeve qe ishin ne bord , te cilet fal shpejtesise dhe aftesive te tyre arriten te shpetonin veten nga flaket, po ne te njejten dite qe ndodhi situata jo e mire per imazhin e turizmit dhe Vlores, Kapiteneria e Portit Vlore mori nje sere masash dhe kontrollesh te detajuara te paisjeve te zjarrfikse ne keto anije turistike te cilat rrezultuan 98% konform certifikates se rregjistrit detar shqiptar e cila eshte pergjegjese per numrin dhe tipin e mjeteve zjarrfikse ne baze te kapacitetit te anijes dhe tipit te saj.
Anijet qe nuk plotesonin kerkesat ne lidhje me mjetet zjarrfikse te cilat duhet te ishin ne bord te kolauduara u bllokuan nga Kapiteneria e Portit Vlore deri ne plotesimin e plote te tyre.
Gjithashtu nje mase tjeter per anijet turistike +12pasagjer u more per ndalimin e lundrimit naten me pasagjer ne bord.
Inkurajojme çdo turist, person apo autoritet që të denoncojë rastet kur anijet turistike shkelin standartet apo çdo lloj shkelje qe vini re gjatë udhetimeve pasi masat do jenë shume te rrepta.
Drejtoria e Pergjithshme Detare
Durres me 30 korrik 2019./ Tiranapost.al. E.B
http://www.tiranapost.al/foto-merr-flake-anija-ne-karaburun-njerezit-ne-bord-hidhen-ne-det-per-te-shpetuar/
http://www.tiranapost.al/drejtoria-detare-per-anijen-qe-u-dogj-flaket-smund-te-shuheshin-ja-emrat-e-personave-ne-bord/
http://www.tiranapost.al/reagojne-pronaret-e-anijes-aquamarine-qe-u-dogj-ne-karaburun-shkendija-erdhi-nga-motori/
http://www.tiranapost.al/policia-jep-info-zyrtare-per-anijen-turistike-qe-u-dogj-ne-mes-te-detit-ne-karaburun/
http://www.tiranapost.al/legjenda-dhe-mistere-piratesh-gadishulli-karaburunit-mbetet-nje-mrekulli-e-shqiperise/