Kronikë e zezë

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, familjarët padisin Policinë e Shtetit

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, familjarët padisin Policinë e

Familjarët e Artan Cukut, kryekomisarit të Vlorës, që u vra në Prill të 2017-ës kanë paditur në Gjykatën Administrative, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Familjarët kërkojnë drejtësi lidhur me ngjarjen pasi sipas tyre urdhëruesi i krimit është ende pa vendim.

Gjithashtu, mësohet se familjarët kërkojnë nga shteti edhe dëmshpërblim material dhe moral si rezultat i humbjes së jetës së Cukut për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se kryekomisari Artan Cuku u vra më 8 prill 2017, në hyrje të shtëpisë së tij në Tiranë, në rrugën e Kosovarëve. Ai u qëllua 7 herë me armë zjarri pistoletë.

Pas ngjarjes policia arrestoi Mikel Shallarin si vrasësin e kryekomisarit, i cili akualisht po vuan dënimin.  

Bledar Jambelli, i njohur edhe si Rikardo Muho ishte porositësi i vrasjes së Artan Cukut, i cili u arrestua në Greqi pas një aksioni të Interpol Tirana me Interpol Athinën u la sërish i lirë.

Mikel Shallari tregoi hetuesve se Jambelli kishte paguar për vrasjen e kryekomisarit pasi ishte arrestuar në 2012 nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Shallari gjithashtu ka thnënë se Jambelli pagoi 3 mijë euro për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.