Lajme nga Bota

“Nuk mendoja kurrë se kjo mund të ndodhte në Francë!” Për herë të parë kërkohet certifikatë vaksinimi për ambientet publike

“Nuk mendoja kurrë se kjo mund të ndodhte në

Paçka protestave masive kundër vendimit të qeverisë Macron për të bërë të detyrueshme paraqitjen e certifikatës së vaksinimit për të frekuentuar ambjentet publike, ligji është vënë në fuqi dhe sot për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore për të frekuentuar një kinema të Parisit do të duhet të tregosh dokumentin përkatës.

Duke filluar nga sot, certifikata e vaksinimit, ose një test negativ i jo më pak se 48 orëve më parë duhet të tregohet në mënyrë që të frekuentohen ambjente të tilla si kinematë, galeritë e artit, libraritë, muzeumet, qendrat sportive dhe çdo vend tjetër ku ka grumbullim prej më shumë se 50 vetësh.

Vendimi ka ardhur pasi në më pak se dy javë pati rritje prej 125% të rasteve të reja të infektimit, e shtyrë kryesisht prej variantit indian “delta”. Vendimi ka goditur më tepër sektorin e turizmit që frekuentohet nga shumë të rinj të pavaksinuar, pjesa dërrmuese e të cilëve nuk duan që të bëjnë PCR çdo 48 orë.

“The Guardian” tregon sesi në një librari të Montpelleir një i moshuar nuk u lejua të hynte sepse kishte bërë vetëm një dozë anti-COVID dhe jo të dyja.

Një student 26-vjeçar i quajtur Seham u zbua nga e njëjta librari, sepse nuk kishte certifikatë. “Më prishi ditën ky rregull”- është shprehur ai për të përditshmen britanike.

Mac Combes, një 70-vjeçart në Montpellier është shprehur i shqetësuar se vendimi mund të jetë shtrimi i rrugës drejt një diktature të re dhe ndarjes së shoqërisë në dy klasa, të vaklsinuar dhe të pavaksinuar.

Deri tani në Francë janë vaksinuar me të dyja dozat 45% e popullsisë mbi moshën 18 vjeç, por të shumtë janë ata që ndonëse i përkasin grupit të të vaksinuarve kundërshtojnë idenë e detyrimit të certifikatës për të marrë pjesë në jetën publike. “Është çështje parimi. Po sillen me njerëzit si naziztët me hebrenjtë që i detyronin të vishnin Yllin e Davidit. Nuk mendoja kurrë se mund të ndodhte një gjë e tillë”- ka thënë një e re e vaksinuar për “The Guardian” nga Parisi.

Tiranapost.al