Papa Françesku: Prindërit e përkthyesit tim ukrainas janë në bodrum tani që flasim
E Mërkurë 2 Mars 2022, 12:41
TiranaPost
Papa Françesku ka mbajtur sot lutjen për ukrainasit që po jetojnë mes luftës. U kërkoi njerëzve në mbarë botën të mendojnë për ata që gjenden sot nën tokë dhe që kërkojnë shpëtim nga bombardimet.
Falenderimi i tij më i madh shkoi për Poloninë që ka mirëpritur emigrantët e luftës.
Pasi iu drejtua polakëve, Papa tha se përkthyesi në skenë me të, At Marek Viktor Gongalo, është ukrainas. Papa tha:
“Prindërit e përkthyesit tim At Marek Viktor Gongalo tani janë strehuar nën tokë për t'u mbrojtur nga bombat, në një vend afër Kievit”, tha Papa me përkthyesin e tij në krah.
“Prindërit e tij janë shumë të moshuar dhe janë future nën tokë për t`u mbrojtur. Le t'i kemi këta njerëz në zemrat tona”, shtoi Papa.