Showbiz

Ndahet nga jeta Shpresa Bërdëllima, që e pati jetën po aq të shkurtër sa edhe në kinematografi

Ndahet nga jeta Shpresa Bërdëllima, që e pati jetën po aq

Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare Shpresa Bërdëllima. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, se e pati të shkurtër jetën në kinematografi, po aq të shkurtër sa edhe në të vërtetë, Shpresa është Liza tek “Kur hapen dyert e jetës”, zonjusha Gajtani tek “Vajzat me kordele të kuqe”, Keti tek “Flutura në kabinën time” dhe Zana, Mirela, Vali dhe Asimeja në filma të tjerë.

[caption id="" align="aligncenter" width="640"] Shpresa Bërdëllima, foto aktuale[/caption]

Ajo jetonte prej vitesh në Belgjikë me familjen dhe prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije

http://www.tiranapost.al/misset-e-filmave-shqiptare-qe-e-paten-jeten-e-shkurter/