Video/ Big Basta dhe Renis Gjoka këngë për protestën e 7 korrikut dhe çfarë tjetër të dimë për atë që ndodh sot
E Enjte 7 Korrik 2022, 17:26
TiranaPost

Sot në orën 19:00 pritet të nis protesta e thirrur nga Sali Berisha së cilës i është bashkuar edhe LSI. Thirrja kryesore e protestës është: Shqipëria në rrezik! Mos thuaj çfarë më duhet mua
Dy këngëtarët Big Basta dhe Renis Gjoka i janë bashkuar me një këngë ku teksti dhe figura shigjeton pushtetin dhe politikën në drejtim.
Kënga titullohet: Një hap përpara.
Më herët, deputeti i PD-së Belind Këlliçi është shprehur se do të jetë një protestë paqësore teksa iu ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen.
PD ka lajmëruar Policinë e Shtetit se protesta do zgjasë 2 orë përpara Kryeministrisë.