Oerd Bylykbashi do përfaqësojë opozitën e bashkuar në komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së
E Martë 8 Shtator 2020, 14:44
TiranaPost

Oerd Bylykbashi do të jetë përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të duhet që brenda dy ditëve të përzgjedhë 12 anëtarët e KQZ-së së re, ndërsa pozicioni i Bylykbashit i është bërë me dije Gramoz Ruçit përmes një letre nga selia e PD-së.
Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, KQZ do të ketë 12 anëtarë në 3 nivele, dhe ata do të përzgjidhen nga ky Komision, që do të ketë nga një përfaqësues për çdo palë politike.
Pavarësisht se Opozita e Bashkuar e ka braktisur parlamentin, nëpërmjet marrëveshjes mazhorancë- opozitë, një përfaqësues do të jetë në Komision.
