Politikë

Ramush Haradinaj kërkon një hekurudhë Prishtinë-Durrës

Ramush Haradinaj kërkon një hekurudhë Prishtinë-Durrës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë takimit me Ramën ditën e sotme ka diskutuar me kryeministrin finalizimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Haradinaj është shprehur se ky është një projekt i domosdoshëm që lehtëson qarkullimin dhe lidh më shumë Kosovën dhe Shqipërinë.

Postimi i Ramush Haradinaj

RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË - SHQIPËRI

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë - Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.

Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

Tiranapost.al