Qyteti

Një korsi e re biçikletash i shtohet Tiranës

Një korsi e re biçikletash i shtohet Tiranës

Një tjetër korsi biçikletash i shtohet Tiranës duke e bërë udhëtimin e qytetarëve me dyrrotakë më të sigurt në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar fotot nga korsia e re që është bërë nga ura te Rruga e Elbasanit gjer tek kryqëzimi i 9 katësheve duke e lidhur atë me rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave.

Një korsi e re biçikletash i shtohet Tiranës

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të përdorin biçikletën si mjetin e preferuar për të udhëtuar drejt punës, shkollës apo për të bërë blerje në qendër të qytetit. Me zhvillimet pozitive të infrastrukturës për biçikleta dhe ndërgjegjësimin e rritur për çështjet e mjedisit dhe shëndetit, me shumë gjasa ky trend pozitiv do të vijojë të rritet në muajt dhe vitet në vijim.