Showbiz

Martohet Scarlett Johansson! I vetmi detaj që u zbulua nga dasma është dhurata që do

Martohet Scarlett Johansson! I vetmi detaj që u zbulua nga dasma

Aktorja e njohur hollivudiane, Scarlett Johansson, është martuar në fshehtësi të plotë me partnerin e saj Colin Jost. Scarlett ka thënë ‘po’ në një ceremoni intime që është mbajtur fundjavën që lamë pas.

Lajmi jepet nga profili ‘Meals on Wheels’ në Instagram, ndërsa në foto shkruhet: “Të sapomartuar”.

Martohet Scarlett Johansson! I vetmi detaj që u zbulua nga dasma

"Jemi të lumtur që po japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masa e sigurisë COVID-19 të përcaktuar nga institucionet. Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në realizimin e një ndryshimi për të moshuarit gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonwheelsamerica. Ju lutemi merreni në konsideratë që të dhuroni para për të gëzuar çiftin e lumtur", thuhet në postim.

Jost dhe Johansson janë në lidhje që nga viti 2017. Të dy u njohën në nëntor të 2010-s kur Johansson moderoi një nga mbrëmjet e emsionit SNL dhe u shfaq në një nga skicat e Jost dhe u fejuan në 2019-n.

Martohet Scarlett Johansson! I vetmi detaj që u zbulua nga dasma

“Meals on Wheels” është një organizatë që lufton urinë dhe izolimin në komunitetin e të moshuarve, duke siguruar ushqime në të gjithë vendin./ Burimi People