
Alketa Vejsiun e pyesin a e ka bërë vaksinën ndaj Covid në një foto në Instagram dhe përgjigjet: Pooo, sigurisht.

Ajo ndau me publikun edhe detaje kur e kaloi Covid-in, madje zbuloi protokollin mjekësor dhe shenjat në atë kohë.
Ndërsa Dalina Buzi, themeluesja e Anabel, një nga faqet më të famshme në vend, ka ndërhyrë me një video live pasi ka rrëfyer eksperiencëm e saj pa pikë telashi apo miku siç e kemi merak ne shoqëritë me demokraci të brishta. Dalina tregon sesi të shkoje në Stadiumin Air Albania dhe të bëje vaksinën Pfizer apo atë kinezen ishte krejt normale.

Iva Tiço mori dozën e parë dje dhe postoi foto nga momenti i injeksionit. Ndau me ndjekësit edhe foton që dëshmonte se tashmë e ka marrë injeksionin e dozës Pfizer.


Njësoj edhe Turjan Hysko. Edhe ai postoi foton e kartës që merret pas vaksinimit. Si një mënyrë për të njoftuar miqtë që është i mbrojtur tashmë dhe i mbron ata, por edhe si një thirrje ndaj ndjekësve që të marrin dozën e tyre.

Një mike që nuk takon askënd, që nuk është vaksinuar, është Jennifer Aniston.
Personazhe të tjerë që kanë bërë thirrje ‘Vaksinohu’ janë Eliza Dushku, që e kreu kur ishte shtatzënë, apo Bleona Qereti, Kate Middleton, e pafund polikanë apo artistë.


Rikthimi i variantit Delta apo dhe mutacionet e tjera të Covid po përforcojnë domosdoshmërinë e vaksinës.
Vendet europiane po ndjekin politika dhe forma shtrënguese për t i bërë njerëzit të heqin dorë nga paranojat dhe teoritë konspirative.
Gjermania për shembull ka vendosur të heqë testet e shpejta falas për ata që s`kanë bërë vaksinën.
Amerika do vaksinojë me detyrim ushatarakët. Në Francë s`mund të pish asnjë kafe pa pasaportë vaksinimi.
Ende ka jo pak skeptikë të cilët nuk besojnë tek vaksina edhe pse boll të udhëtosh në Afrikë dhe që sa hyn të bëjnë tre vaksina, apo edhe në Peru e plot vende të botës, por për to nuk ka pasur zhurmë e teori konspirative dhe njerëzit i marrin të mirëqena.