Profesori i jep lamtumirën rolit të tij tek ‘La Casa de Papel’
E Enjte 6 Maj 2021, 14:04
TiranaPost

Për Profesorin ka ardhur fundit. Aktori Alvaro Morte, në një video të shkurtër nga sheshxhirimi i jep lamtumirën rolit të tij më të famshëm. Protagonisti i “La Casa de Papel” tregon se kjo është hera e fundit e tij në këtë rol.
View this post on Instagram
“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë mënyra se si jam argëtuar këtu. Faleminderit”, shkruan Alvaro.
Grupi po xhiron sezonin e pestë. Po është ende e paqartë nëse ky është sezoni i fundit për të gjithë apo vetëm për Profesorin?