Showbiz

Vera Gemma, vajza e Giulianos: Në familjen time ishte më keq të shëndosheshe, se të pije heroinë

Vera Gemma, vajza e Giulianos: Në familjen time ishte më keq të

“Për prindërit e mi, estetika ishte një obsesion i vërtetë, ishte e ndaluar të shtoje peshë. Madje për ta ishte më e lehtë të bëheshe e varur nga heroina”.

Kështu rrëfen aktorja Vera Gemma, e bija e Giulianos (i cili vdiq në vitin 2013).

Ditët e fundit ajo po promovon dokumentarin “Vera”, në Festivalin e Filmit në Venecia. Mori edhe çmime për këtë dokumetar.

Në kinematë italiane do të jetë nga 23 marsi.

Dokumentari përqendrohet në historinë e një aktoreje - një lloj autobiografie e Gemma-s - e cila jeton nën hijen e një babai karizmatik. Ajo përjeton marrëdhënie sipërfaqësore dhe komplekse me burra që e shfrytëzojnë atë.

“Në thelb në këtë film unë luaj pjesën time. Jam unë me brishtësinë time, dobësitë e mia, forcën time, me atë ndjenjën e papërshtatshmërisë që ka karakterizuar gjithmonë jetën time. Krahasimi i vazhdueshëm me bukurinë e babait më bëri të vuaj. Gjithmonë ma përdornin kundër në audicione. Po ti nuk i ngjan fare babait tënd, më thoshin. Bukuria e ka kushtëzuar gjithmonë jetën time. Mamaja na donte mua dhe motrën perfekte, atlete, të holla. Nuk mund të shtonim në peshë. Ndoshta prindërit e mi duhet të më kishin inkurajuar të jem më shumë vetvetja”, thotë ajo sot.

“Kohët e fundit, duhet thënë, ndihem më pak e shëmtuar, e pranoj më shumë veten dhe gjithashtu e kuptoj që meshkujt më pëlqejnë. Gjithsesi gjatë gjithë jetës sime kam pasur ndjenjën e fajit që nuk jam aq e bukur sa babai im, por jo të gjithë mund të jetojnë sipas një modeli ideal'. Falë filmit “Vera” – thotë ajo – “për herë të parë u zhvesha krejtësisht lakuriq, pa asnjë turp dhe pa pasur frikë të tregoj se kush jam”.