Po merr fund dalëngadalë edhe stina e bukur e verës, por aroma e saj do të na shoqërojë deri në dimër. Ja disa teknika për të ruajtur të freskëta frutat dhe perimet e verës.
Ngrirja është një metodë për të ruajtur ushqimet pa u prishur shijen
Temperatura e ngrirjes duhet t'i kalojë -18 gradë dhe nuk duhet të ndryshojë gjatë kohës së konservimit
Frutat dhe perimet nuk duhet të lahen gjatë momentit të ngrirjes, duke “vënë në gjumë” bakteret e dëmshme të cilat bëhen aktive gjatë momentit të shkrirjes
Me largimin e stinës së verës zhduken nga tryezat tona edhe perimet dhe frutat e kësaj stine. Përse atëherë të mos gjejmë një mënyrë për ti ruajtur dhe shijuar edhe gjatë stinës së dimrit?
Nëse frutat dhe perimet e verës ruhen të ngrira dhe të pastrura mirë janë gati për t'u përdorur në formën e “pjatave të gatshme”, duke krijuar më shumë varietet në tryezat tona gjatë stinës së ftotë.
Frutat dhe perimet që do të keni ruajtur do të jenë njësoj me ato që do të kishit blerë në një dyqan të mirë dhe cilësor. Ngrirja është një metodë konservimi që ruan vlerat ushqimore të ushqimeve pa prishur shijen e tyre.
Është e mundur ngrirja e pothuajse gjithçkaje, por ja cilat janë disa nga ushqimet që nuk mund t'i ruani në frigorifer.
Gjethet e rukolas, spinaqit dhe sallata
Proshuta e papjekur thahet
Majoneza nuk mund të ruhet sepse gjatë ngrirjes ndahet e verdha e vezës nga e bardha
Shalqini dhe pjepri janë të pasura me ujë dhe në momentin e shkrirjes përfundojnë në fruta jo shumë të shijshme.
Ngrirësit klasifikohen sipas një kodi ndërkombëëtar të formuar nga një numër preciz “yjesh”. Verifiko, duke u ndihmuar edhe nga tabela jonë kodin që ndodhet edhe në frigoriferin tënd.

- Një yll (*) temperatura -6° C, konservimi duhet të zgjat vetëm një ditë.
- Dy yje (**) temperatura -12 °C, konservimi shkon nga katër deri në shtatë ditë
- Tre yje (***) temperatura është -18°C, ushqimet konservohen për një vit.
- Katër yje (****) temperatura është -24/30 °C dhe ngrirësi i konservon ushqimet për një vit dhe mund të ngrijë edhe produktet e freskëta.
Frutat dhe perimet nuk duhet të sterilizohen në momentin e ngrirjes. Bakteret e dëmshme “flejnë” për t’u bërë sërish aktivë në momentin e shkrirjes. Ndaj është e rëndësishme që të përgatiten ushqimet në mënyrë të kujdesshme para se të ngrihen. Le të shohim rregullat bazë për një ngrirje të saktë:

-Është e rëndësishme që çdo mjet që përdoret për përgatitjen e produktit që do të ngrihet (thika, pjata) dhe duart të jenë të pastra dhe të thata.
-Pri perimet dhe fruatat pasi t'i kesh larë mirë dhe elimino pjesët e dëmtuara.
-Përpiqu që t’i vendosësh produktet në frigorifer sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mos ekspozohen shumë në ajër dhe të infektohen.
- Produktet duhet të jenë të stinës, cilësore dhe të freskëta. Para se të ngrish perimet, zieji në ujë të valuar me një lugë limon dhe uthull për të mundur mikroorganizmat.
- Nëse dëshiron të ngrish produkte të pjekura, lëri njëherë të ftohen. Duhet të konsumohen brenda dy muajsh.
- Zgjidh gjithmonë produkte që nuk kanë shumë përmbajtje uji, sepse në momentin e shkrirjes ato do t’i humbisnin menjëherë lëngjet dhe cilësitë ushqyese.
- Kujdes me peshkun. Sepse ashtu si edhe mishi janë produkte shujmë delikate që duhen vendosur në ngrirje brenda pak orësh.
- Ndaji produktet në copa, në mënyrë që të ngrihen sa më shpejt. Futi nëpër qese me mbyllje hermetik edhe shkruaj gjithmonë mbi to datën e ngrirjes.
- Meqenëse gjatë ngrirjes ushqimi e rrit volumin, mbushi qeset deri në ¾ dhe lër hapësirë.
- Verifiko vazhdimisht funksionimin korrket të ngrirësit.

Ç’të bësh kur ikin dritat
Nëse ndërprerja e energjisë ka zgjatur më pak se një orë, nuk ka asnjë problem për produktet që ndodhen në grirje. Nëse ka zgjaur më shumë se 2 ose 3 orë, mos e hap kanatin e frigoriferit pa kaluar më parë 2 orë, nëse energjia është ndërprerë për mbi 6 orë, atëherë hidh gjithçka.
Një përshkrim i shpejtë mbi përgatitjen e përbërësve para ngrirjes:
Perimet
Kungulleshkat duhet të lahen dhe të thahen me kujdes, të priten në rondele ose për se gjati dhe konservohen në një mabjtëse të ulët. Specat duhet të priten në copa dhe të pastrohen nga fijet dhe farat. Bizeleve dhe fasuleve duhet t’u hiqet lëvozhga dhe të ngalen nëpër qese të vogla. Angjinareve u hiqet lëkua qendrore, priten përgjysmë, duten në ujë më limon që të mos nxihen, zihen për 5-6 minuta në ujë të kripur më lëng limoni, pastaj thahen dhe vendosen në ngrirje. Shpargujt para se të ngrihen, duhet të pastrohen dhe t’u hiqet pjesa e fortë, të zihen për pak minuta, të thahen. Domatet ngrihen të gjalla.
Barërat aromatike
Borziloku dhe majdanozi pastrohen, lahen dhe thahen. Mund të vendosen në ngrirje të grira ose të futen në një enë ashtu siç janë.
Frutat
Luleshtrydhet, mjedrat dhe manaferrat, që përdoren për ëmbëlsira dhe sallatë frutash duhet ë lahen shpejt në ujë më akull (luleshtrydheve u duhet lënë bishti) dhe të thahen me kujdes me një pecetë të pastër. Më pas u hiqet bishtui lulehstydheve dhe vendosen shtresa-shtresa në një enë. Pas çdo shtrese pudrosen me sheqer dhe lëng limoni. Kjo procedutë shërben për të parandaluar nxirjen dhe vonuar veprimin e enzimave. Nëse frutat përdoren të gjalla duhet të shkrihen në pjesën e freskët të frigoriferit, nëse do të gatuhen mund të përdoren edhe të ngrira.
Në çdo rast mos bli në supermarket dhe mos konsumo ushqime të ngrira tek të cilat duken ndryshime në ngjyrë e në aromë.