Mirela Kumbaro uron 8 Marsin me duart e gjysheve që BBC u ka bërë jehonë
E Shtunë 8 Mars 2025, 17:47
TiranaPost

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka uruar 8 Marsin e grave me disa foto dhe një shkrim nga BBC mbi kulinarinë shqiptare. Është pikërisht kulinaria dhe produktet bio që janë një vlerë e shtuar në fluksin turistik.


"8 Mars të bukur me duart e gjysheve që ruajtën të forta rrënjët e kuzhinës shqiptare, falë të cilave sot prezantohemi me një krenari kulinare autentike si ky shkrim i #BBC dedikuar gastronomisë sonë. Mirënjohje për zonjat duararta si Tefta Pajenga, Gjyste Bici, Dallëndyshe Xhahysa dhe qindra e mijëra giyshe, këmbëngulja e të cilave për të ruajtur e përcjellë traditën, triumfoi para lehtësive të modernitetit", shkruan Kumbaro.

