Sociale

U pushua nga puna por mjaftoi një email i thjeshtë që të rifitonte vendin e saj

U pushua nga puna por mjaftoi një email i thjeshtë që të

Është e pazakontë që t’ju rimarrin në një punë ku sapo ju kanë pushuar, por jo e pamundur.

Barbara Corcoran, biznesmene amerikane e cila prej 14 vitesh është e njohur edhe prej serialit televiziv “Shark Tank”, përjetoi makthin më të keq kur sapo gjeti punën e saj të ëndrrave iu anullua oferta.

Përpara se të transmetohej sezoni i parë i “Shark Tank” në vitin 2009, sekretarja e një producenti kontaktoi me Corcoran dhe i kërkoi të bëhej pjesë e shfaqjes. Ajo e nënshkroi kontratën menjëherë, por një javë përpara se të fillonte spektaktli, Corcoran mori një telefonatë ku i thanë se producentët kishin vendosur ta zëvendësonin me një tjetër.

Por Corcoran nuk e pranoi refuzimin.

“Isha në siklet. U thashë të gjithë miqve të mi, 'unë do të shkoj në Hollywood',” - tha Corcoran, - kështu që u ula dhe u shkrova një email ku u thashë: “Keni bërë një gabim”.

Ajo shtoi se email-i ishte i shkurtër dhe kërkonte që producentët të ftojnë të dy konkurrentet në një përballje për vendin e punës.

Producentët jo vetëm që e pranuan kërkesën e saj, por i rikthyen edhe vendin e punës. Tashmë prej 14 sezonesh ajo është investitore në “Shark Tank”.

U pushua nga puna por mjaftoi një email i thjeshtë që të

Shark Tank është një serial televiziv amerikan i cili shfaq sipërmarrësit para një paneli prej pesë investitorësh të quajtur peshkaqenë, të cilët vendosin nëse do të investojnë në kompanitë e tyre.

Seriali ka qenë një sukses në kohën e tij, duke fituar çmimin Primetime Emmy katër herë. Ai fitoi gjithashtu edhe çmimin për Programin e Realitetit të Jashtëzakonshëm.