SPORT

Kosova merr Medaljen e dytë të Artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

Kosova merr Medaljen e dytë të Artë në Lojërat Olimpike

Xhudistja Nora Gjakova nga Peja sapo i dha Kosovës Medaljen e Dytë të Artë të Lojërave Olimpike 'Tokio 2020'.

Kosova merr Medaljen e dytë të Artë në Lojërat Olimpike

Nora Gjakova fitoi kundër xhudistes japoneze Tusukasa Yoshidan për të shkuar pastaj në finale me Sarah Leone Cysique nga Franca. Ajo fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kjo është Medalja e dytë e Artë për Kosovë për këtë vit dhe e treta, pas asaj të Majlinda Kelmendit në Rio 2016 dhe të Distria Krasniqit në Tokio 2020.

Në Lojërat Olimpike konkuroi si xhudist edhe Akil Gjakova, vëllai i Norës, por ai u mposht në çerekfinale.

Xhudistja Nora Gjakova kalon në finalen Olimpike. Kosova drejt Medaljes tjetër të Artë