SPORT

Lojërat Olimpike/ Notari shqiptar Kledi Kadiu renditet në vendin e 52-të në 100 metra stil i lirë

Lojërat Olimpike/ Notari shqiptar Kledi Kadiu renditet në vendin e

Notari që përfaqëson Shqipërinë në disiplinën e notit 100 metra të lirë ka zhgënjyer në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020, teksa është renditur i 52-ti mes 70 notarëve.

17-vjeçari ka shënuar kohën 51.65 sekonda, duke u renditur i pesti në baterinë e tij. Kadiu nuk arriti të vendoste rekord të ri kombëtar, një pritshmëri kjo për të riun.

Në datën 30 korrik, Shqipëria do të përfaqësohet edhe nga notarja Nikol Merizaj që do të marrë pjesë në garën 50 metra stil i lirë.

Tiranapost.al