SPORT

Teuta mposht thellë Vllazninë dhe kthen Superkupën në Durrës

Teuta mposht thellë Vllazninë dhe kthen Superkupën në

E para sfidë zyrtare në futbollin shqiptar që zhvillohet me ndihmën e sistemit VAR, ndeshja e Superkupës mes Teutës dhe Vllaznisë ka përfundur me fitoren e thellë të durrsakëve që kanë gjetur tre herë rrugën e golit pa pësuar anjë.

Të tre golat në “Elbasan Arena” janë shënuar në pjesën e dytë nga Aleksi, Gruda dhe për të vulosur shifrat finale 3-0 është kujdesur veterani Sebino Plaku.

Për Teutën kjo është Superkupa e dytë rradhazi që shkon në “Niko Dovana”, ndërkohë që Vllaznia ka humbur mundësinë për të marrë këtë honorar për herë të tretë në historinë e saj.

Rezultati i sotëm është zhgënjyes për shkodranët që pas një merkatoje të mirë shpresojnë për më shumë këtë sezon, ndërkohë që Teuta duket se është rikthyer besimplotë pas performancave që linin për të dëshiruar në Europë.

Tiranapost.al