Stil jete

13 shprehje motivuese për t`ia dalë edhe në ditën më të errët

13 shprehje motivuese për t`ia dalë edhe në ditën më

Jeta është e bukur, sepse çdo ditë rifillon përsëri. Dhe secila ka ngjyrat e saj, muzikën e saj, aromat e saj. Mundësitë e saj. Çdo ditë që vjen na ofron mundësinë të jemi vetvetja. (Agostino Degas)

Mendo gjithmonë pozitivisht, entuziazmi nuk mund të lulëzojë në një tokë të mbushur me frikë. (Napoleon Hill)

Dhimbja që ndjen sot do të jetë forca e së nesërmes tënde. (Ritu Ghatourey)

Numëroni lulet në kopshtin tuaj, pos mos numëroni kurrë gjethet që bien. (Romano Battaglia)

Nuk do të shihja kaq bukur tani, po të mos kisha parë aq shumë errësirë më parë. (Giovanni Pascoli)

Edhe nata më e errët do të mbarojë dhe dielli do të lindë sërish. (Viktor Hugo)

Dy gjëra na shpëtojnë në jetë: dashuria dhe e qeshura. Nëse keni njërën është shumë mirë për ju. Nëse i keni të dyja, jeni të pathyeshëm. (Tarun Tejpal)

Jeta ta jep gjithmonë një shans të dytë. Quhet nesër. (Dylan Thomas)

Do t'ju tregoj sekretin tim se si i largoj mendimet negative. Kur një mendim i tillë hyn në mendjen time, e përfytyroj sikur të ishte i shkruar në letër. I vë flakën dhe e imagjinoj se po digjet. Kështu e shkatërroj dhe s`e mendoj më kurrë. (Bruce Lee)

Forca nuk vjen nga fitorja, por nga betejat. Kur kalon fatkeqësi dhe vendos të mos dorëzohesh, kjo quhet forcë. (Arnold Schwarzenegger)

Jeta jonë përbëhet nga mundësitë, edhe nga ato që kemi humbur. (A curious case of Benjamin Button)

Unë mund ta pranoj humbjen, të gjithë dështojnë në diçka. Por nuk mund të pranoj të heq dorë nga përpjekjet. (Michael Jordan)

Sekreti im? Besoja tek vetja kur askush tjetër nuk më besonte. (Elon Musk)

*Burimi Cosmopolitan